Rabotniçki triumfon ndaj Brerës
Rabotniçki duket se e ka lënë pas krizën e fundit, teksa sot arriti të mundë 3:4 Brera Strumicën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të në elitë. Për “Romantikët”, kjo ishte fitorja e parë pas 13 ndeshjeve kampionale. Xhiroja e 19-të do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës me disa përballje të tjera interesante. Vardari do të presë në terren vendas Bashkimin e Kumanovës, ndërsa Pelisteri do të përballet me Struga Trim Lum. Ndërkohë, të dielën Sileksi luan ndaj Shkëndijës së Tetovës, ndërsa Shkupi do të përballet me Arsimin.

