Rabotniçki e fiton Tikveshin, mbyllet xhiroja e 23-të në elitë

Skuadra e Rabotniçkit e ka fituar Tikveshin me rezultat minimal 1:0 në duelin e fundit në kuadër të xhiros së 23-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
“Romantikët” triumfuan falë një goli të shënuar në minutën e 45-të përmes Ruseviqit, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë. Ky gol doli të jetë vendimtar në në fund të takimit dhe që i solli tre pikë Rabotniçkit në këtë duel dhe tani kompleton plotë 44 pikë në total në renditjen e përgjithshme tabelare.
Kujtojmë se me këtë sfidë të zhvilluar mesditën e kësaj të hëne, mbyllet xhiroja e 23-të, teksa xhiro e radhës në program është me 15 mars të shtunën. /SHENJA/