Qyteti i Shkupit e hedh posht përgjegjësinë për krizën në NQP

Qyteti i Shkupit e hedh posht përgjegjësinë për krizën në NQP

Qyteti i Shkupit përmes kumtesës e hedh posht përgjegjësinë lidhur me krizën që ka ndodhur sot në Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik (NQP), e cila ka mbetur pa naftë, duke theksuar se bëhet fjalë për skenar i paramenduar nga ana e VMRO-DPMNE-së, me qëllim të kolapsit të ndërmarrjes.

“Kuadroja e shefes së VMRO-DPMNE-së në Byronë për furnizime publike, Mare Bogeva, krijon kriza në NQP-në për derivate, me atë që për herë të parë nga ekzistimi i ndërmarrjes e anuloi furnizimin e parë të rregullt për derivate në NQP, si skenar të paramenduar. Në të njëjtën kohë dhe me skenarin njëjtë të paramenduar, transportuesit privatë, të cilët pothuaj as që qarkullojnë për shkak të revoltës për mosshqyrtimin e iniciativës së tyre për rritjen e çmimit, me të cilin qarkullojnë, sot ndryshojnë deklaratën se nuk u janë verifikuar raportet për qarkullim, e kush do t’ua verifikojë kur nuk qarkullojnë”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Vendim për rritjen e çmimit të transportuesve privatë, shtojnë, mund të marrë vetëm Këshilli i Qytetit të Shkupit.

“Për vendim për rritjen e çmimit të transportuesve privatë mund të debatojë dhe të marrë vendim vetëm Këshilli i Qytetit të Shkupit, i udhëhequr nga Trajko Sllavevski nga VMRO DPMNE-ja dhe Mickovistët. Si përkujtim, nga momenti kur Mickoski filloi negociatat me një kompani për blerjen e 100 autobusëve elektrikë, të cilët, si dhe premtimi për gjithsej 250 autobusë të rinj nga programi për Shkupin, janë pjesë e premtimeve të VMRO-DPMNE-së për shkupjanët, filloi edhe golgota e ndërmarrjes. Në të njëjtën kohë filluan edhe spekulimet për kolapsin e NQP-së për shkak të skenarit të mundshëm për privatizim”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

MARKETING