Qyteti i Shkupit drejtuar Qeverisë: Gjithmonë është më mirë të bëhet politikë e arsyeshme, e jo me inate
Qyteti i Shkupit sonte ka mirëpritur vendimin e Qeverisë që siç theksojnë, “më në fund dëshmoi se është gjithmonë më mirë të bëhet politikë e arsyeshme, e jo me inate dhe se nëse interesi publik është në vendin e parë, “mund të veprohet në mënyrë konstruktive dhe në interes të qytetarëve”.
“Kujtojmë se Qeveria ka ende borxh prej 500 milionë denarë ndaj NQP Shkup për standardin e studentëve dhe transportin falas të studentëve gjë që do të stabilizojë gjendjen në tërësi në kompani”, theksohet në kumtesë.
Grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së ftohet që “të ndjekë shembullin pozitiv të Qeverisë për interesat e qytetarëve si prioritet, të marrë vendimet në Këshillin e Qytetit të Shkupit si të domosdoshme për përmirësimin e kushteve në transportin publik”.
“Apelojmë në seancën e radhës më në fund pas më shumë se 2 vitesh këshilltarët të votojnë pikat për autobusët e rinj për NQP-në si dhe fillimin e zbatimit të projektit BRT ku janë planifikuar 60 autobusë shtesë, konform premtimeve nga programi ‘Për Shkupin modern’. Është me rëndësi që këshilltarët të marrin qëndrim edhe për kërkesat e transportuesve privatë të cilat si vendim vetëm ata mund ta marrin për normalizimin e plotë të transportit publik”, potencohet në kumtesën e Departamentit për marrëdhënie me publikun të Qytetit të Shkupit.