Qyteti i Shkupit dërgon ekip zjarrfikësish në Türkiye për operacionet e shpëtimit

Qyteti i Shkupit dërgon ekip zjarrfikësish në Türkiye për operacionet e shpëtimit

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska tha se kanë dërguar një ekip të Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit në Gaziantep të Türkiye-s, ku do të vihet në dispozicion të plotë të autoriteteve turke për të gjitha nevojat në operacionet e shpëtimit, raporton Anadolu.

Këtë e ka konfirmuar Arsovska përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Si masë fillestare dhe intervenuese, Qyteti i Shkupit dërgoi një ekip të Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit në Gaziantep, ku do të vihet në dispozicion të plotë të autoriteteve turke për të gjitha nevojat e operacionit të shpëtimit”, ka shkruar Arsovska.

Ajo informon se në seancën e nesërme të Këshillit të Qytetit të Shkupit kanë propozuar edhe një pikë të rendit të ditës për miratimin e 6 milionë denarëve ndihmë fillestare humanitare për Türkiye-n dhe Sirinë.

“Jemi në kontakt edhe me autoritetet lokale në Gaziantep dhe çdo gjë që lind si nevojë për autoritetet atje, Qyteti i Shkupit e vë në dispozicion”, tha ajo.

“Shkupi e di se çfarë do të thotë solidaritet. Shkupi është qytet i solidaritetit”, shtoi Arsovska.

MARKETING