Qytetarët për të tetën herë zgjedhin pushtetin lokal

Qytetarët për të tetën herë zgjedhin pushtetin lokal

Në vendin tonë sot mbahen zgjedhjet e teta lokale, ndërsa të katërtat në të cilat zgjidhen kryetarët e komunave dhe listat e këshilltarëve në 80-të komuna dhe Qytetin e Shkupit.

Lista e Votuesve përfshin 1,832,415 votues të cilët pritet të votojnë në 3,474 qendra votimi në vend për 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunale, ose gjithsej 10,490 kandidatë.

Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, pra kandidatë të pavarur.

Qyteti i Shkupit ka numrin më të madh të kandidatëve për kryetar – 16.

Në orën 19:00, qendrat e votimit mbyllen. Votuesve të pranishëm në qendrën e votimit u lejohet të votojnë. Qendra e votimit në të cilën kanë votuar të gjithë qytetarët e regjistruar në Listën e Votuesve mund të mbyllet para orës 19:00, me pëlqimin paraprak të KKZ-së kompetente, por numërimi i votave nuk duhet të fillojë para orës 19:00.

Qytetarët do të jenë në gjendje të votojnë vetëm një herë dhe të votojnë për kryetar komune dhe këshill në komuna, dhe në kryeqytet për kryetar komune ku jetojnë qytetarët dhe për Qytetin e Shkupit, si dhe për këshillat. Pra, në Shkup, votuesit do të marrin katër fletë votimi.

MARKETING