QMK: Zjarri në Vizbeg, rrezik për zonën e banuar – kërkohet ndërhyrje ajrore

QMK: Zjarri në Vizbeg, rrezik për zonën e banuar – kërkohet ndërhyrje ajrore

Në rajonin e Vizbegut në Komunën e Shuto Orizarit ka shpërthyer një zjarr pranë një deponie ilegale, i cili po përhapet me shpejtësi dhe paraqet rrezik për zgjerim drejt zonave të banuara. Për shkak të afërsisë me shtëpitë banimi, situata konsiderohet serioze.

Kryetari i Komunës së Shuto Orizarit, Kurto Dudush, ka kërkuar mbështetje ajrore për përballimin e zjarrit. Kërkesa është procesuar menjëherë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) drejt Ministrisë për Punë të Brendshme (MPB) dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMS), me qëllim që ndërhyrja në terren të jetë më e shpejtë dhe më efikase.

QMK i ka rekomanduar kryetarit Dudush që, nëse situata e kërkon, të ndërmarrë masa për evakuimin e banorëve nga zonat e rrezikuara.

Aktualisht, në vendngjarje po intervenojnë ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.

MARKETING