QMK: Zjarri në Kozhuf është vënë nën kontroll, 22 zjarre të shuara gjatë natës së kaluar

Gjatë 24 orëve të kaluara, deri në orën shtatë të mëngjesit, në territorin e vendin janë evidentuar 23 zjarre në hapësira të hapura. Një është vënë nën kontroll, ndërsa tjera janë shuar, kumtuan sot nga Qendra për menaxhim me kriza.
Zjarri në malin Kozhuf është vënë nën kontroll.
Zjarret e shuara ishin në territorin e komunave, Ilinden, Gazi Babë, Strugë, Tetovë, Krivogashtanë, Prilep, Kumanovë, Zelenikovë, Makedonski Brod. Nga të tjerat, katër ishin në territorin e komunës së Gostivarit, Kërçovës – tre, nga dy në Dollneni, Likovë dhe Staro Nagoriçane.