QMK: Vështirësi në kalimin e rrugëve Shkup–Tetovë–Gostivar dhe Mavrovë–Dibër

QMK: Vështirësi në kalimin e rrugëve Shkup–Tetovë–Gostivar dhe Mavrovë–Dibër

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njoftoi herët këtë mëngjes se për shkak të reshjeve të dendura të borës, ngricave dhe përkeqësimit të ndjeshëm të kushteve atmosferike, qarkullimi në disa akse rrugore në vend është i vështirë.

Si rrugë me qarkullim të rënduar janë evidentuar:

  • Shkup – Tetovë

  • Tetovë – Gostivar

  • Mavrovë – Dibër

  • Kërçovë – Ohër

  • Kozjak – Shkup

Vështirësi janë raportuar gjithashtu edhe në disa rrugë rajonale në pjesën perëndimore të vendit.

Në numrin e emergjencës 112 janë regjistruar disa raste të automjeteve të bllokuara në borë, si dhe një incident rrëshqitjeje nga rruga.

QMK u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, të respektojnë rekomandimet e shërbimeve kompetente dhe të pajisen me pajisje dimërore.

Ndërkohë, për shkak të mbulesës së borës në rrugë, Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) ka vendosur përdorimin e detyrueshëm të zinxhirëve të borës për të gjitha automjetet në segmentin Lisec – Kodra e Diellit, duke filluar nga ora 21:00 e datës 2 janar 2026.

Kjo masë është ndërmarrë për shkak të pjerrësive dhe kthesave të mprehta në këtë pjesë të rrugës, ku mosrespektimi i rregullave shpesh shkakton bllokime dhe vonesa. Autoritetet njoftojnë se kontrollet policore do të intensifikohen, veçanërisht për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë periudhës festive.

MARKETING