QMK: Tre trupat e nxjerrë nga makina janë femra, po kërkohet një mashkull
“Tre trupat që u nxorën sonte nga makina që doli nga rruga në lumin Vardar afër Rashçes, janë trupa femrash, deklaroi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.
Angellov theksoi se makina që ra në lumë është nxjerrë dhe brenda saj u gjetën trupat e pajetë.
“Kërkimi i personit të katërt mashkull, i cili ka të ngjarë që të ketë dalë nga makina dhe të ketë përfunduar në ujërat e Vardarit, vazhdon, tha më tej Angellov.
Ndryshe fëmija që u gjet nga kalimtarët në vendin e aksidentit është në gjendje të mirë. /SHENJA/