QMK: Shuhen pesë zjarre në ambient të hapur, shumica e thirrjeve në polici dhe në ndihmën urgjente mjekësore
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bëri të ditur se në 24 orët e fundit ka pasur pesë zjarre në ambiente të hapura, por të gjitha janë shuar.
Sipas QMK-së, mëngjesin e sotëm nuk ka zjarre aktive në ambient të hapur, ndërsa në pesë zjarret e djeshme është djegur bar i thatë dhe bimësi e ulët në afërsi të ndërmarrjes “JYugokomerc – Kavadar”, afër fshatit Mogillë, afër fshatit Poletë në Komunën e Dellçevës, si dhe në Komunën e Dollnenit – afër fshatit Senokos dhe te vendi “Tri Bagremi”.
“Sipas raportit të fundit të Sektorit E-112 në QMK të numrit të vetëm për raste urgjente 112 në QMK, në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 1 607 thirrje. Më së shumti thirrje janë bërë në Polici dhe ndiihmën e shpejtë mjeksëore, konkretisht 45.71 për qind të thirrjeve për raste urgjente. Thirrjet e tjera janë bërë në Njësitë Territoriale për Mbrojtje nga Zjarri, LAMM, ndërsa QMK-ja i ka zgjidhur dhe ka koordinuar ndërhyrjet me ç’rast, krahas veprimit të Policisë, ndihmës urgjente mjekësore dhe LAMM, është dashur të ndërhyjnë edhe shumë ndërmarrje komunale dhe të tjera të komunave dhe institucione, shërbime dhe firma të tjera, që janë pjesë e SHMK”, informon QMK.