QMK: Në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 zjarre në ambiente të hapura, të gjitha janë shuar

QMK: Në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 zjarre në ambiente të hapura, të gjitha janë shuar

Në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK), janë regjistruar 14 zjarre në ambiente të hapura në 24 orët e fundit, të gjitha janë shuar.

 “Në komunën Gjoçe Petrov, dy zjarre – në lagjen “Stopanski Dvor” dhe përgjatë rrugës “Sharplaninska”, është djegur bar i thatë, si dhe përgjatë “Kaçaniçki pat”. Në Gazi Babë dy zjarre – në deponinë “Vardarishte” digjen mbeturina dhe bar i thatë, ndërsa përgjatë rrugës “Ranka Milanoviq” është djegur deponi. Në Studeniçan, në fshatin Koliçani i Poshtëm janë djegur deponi. Në territorin e Manastirit dy zjarre – në Ndërmarrjen Publike “Ujësjellës” dhe në vendin e quajtur  “Smolevo”është djegur pyll i ulët dhe bar i thatë. Në territorin e Gjevgjelisë janë djegur dy zjarre – një deponi e egër dhe bar i thatë. Në komunën e Novosellës, mbi fshatin Stinik, është djegur pyll i ulët dhe bar i thatë. Në rajonin e Kumanovës dy zjarre – afër “Pçinjski Pat” kanë djegur bar të thatë dhe është djegur edhe një kamion, ndërsa në afërsi të fshatit Pçinjë, është djegur bari i thatë dhe një kasolle. Në territorin e komunës së Nagoriçanit të Vjetër, në fshatin Nagoriçan, është djegur bar i thatë”, thonë nga QMK.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2.381 thirrje në numrin e vetëm të emergjencës 112 në QMK. Si reale janë kategorizuar 59,97 për qind e thirrjeve.

“Në polici janë bërë 45,84 për qind e thirrjeve, në Urgjencën mjekësore 17,53 për qind, te zjarrëfikësit 9,21 për qind, ndërsa te LAMM – 0,23 për qind për qind nga thirrja reale”, shtojnë nga QMK-ja.

MARKETING