QMK: Janë shuar 22 zjarret në hapësira të hapura, nuk ka zjarre aktive

Nga qendra e menaxhimit të krizave bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 22 vatra zjarri në hapësirë ​​të hapur dhe të gjitha janë shuar dhe se nuk ka zjarre aktive.

Gjithashtu QMK bën me dije se paralelisht me aksionin për zjarret në ambiente të jashtme, zjarrfikësit kanë pasur disa ndërhyrje në djegien e objekteve të ndryshme në zonat e banuara dhe urbane të vendit. /Telegrafi/

MARKETING