QMK: Dy zjarre janë akoma aktive, një pranë fshatit Vinçe dhe një në Kozhuf

Gjithsej 31 zjarre në zona të hapura janë regjistruar në vend deri sot në mëngjes, gjegjësisht deri orën 07:00, nga të cilat dy janë aktive, dy janë nën kontroll dhe 27 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Zjarri pranë fshatit Vinçe, ku po digjet një pyll me rritje të ulët është ende aktiv, si dhe në malin Kozhuf, ku është prekur një pyll ahu.
Zjarret në deponinë Drsilla dhe në Ostrec të Delçevës janë nën kontroll.