QMK: Dje kishte 29 zjarre në hapësira të hapura, aktiv është edhe një
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se dje ka pasur 29 zjarre në hapësira të hapura. Janë djegur kashtë, kullosa, mbeturina, barë i thatë, gjemba, kallam, vreshta, shkurre, pyll me kërcell të ulët dhe të përzier, pyll me pisha dhe disa deponi.
Deri në mëngjes, sipas raporteve që kanë mbërritur në QMK, zjarre aktive nga 24 orët e fundit ka edhe një – në Komunën Makedonski Brod, në fshatin Belicë.