QMK: Aktive gjashtë zjarre, janë shuar tre
MARKETING
Aktivë janë gjashtë zjarre në ambient të hapur deri në ora 12:30, nga gjithsej nëntë gjatë ditës së sotme, informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK), Janë shuar tre zjare në ambient të hapur.
MARKETING
QMK informon se aktivë janë zjarret në komunën e Dojranit, në fshatin Nikoliç, ku është prekur pyll me kërcell të ulët, në komunën Çuçer Sandevë, te fshati Gornjan ku po digjet pyll me kërcell të ulët, në komunën e Velesit, pranë fshatrave Xhidimirc dhe Krushje, ku po digjet pyll i përzier, në komunën Makedonski Brod, ku po digjet pylli i degraduar i lisit, shkurre dhe bimësi e ulët mes fshatrave Creshnevë, Llokvicë, Krapë dhe Slatinë, në komunën e Gazi Babës, në fshatin Rashtak drejt f. Luboten po digjen mbeturina dhe në komunën e Sarajit te fshati Krushopek drejt fshatit Llaka, ku po ashtu po digjen mbeturina.
Janë shuar zjarret në komunën e Manastirit tek fshati Bair, ku po digjen mbeturina, në Komunën e Kërçovës në rr. “Prilepska” digjej deponi e egër dhe në Komunën e Kratovës tek fshati Turalevë, ku janë djegur shkurre dhe bimësi e ulët.

