Qindra banorë të Studeniçanit protestojnë para Drisllës: Mjaft më na helmuat!

Qindra banorë të Studeniçanit protestojnë para Drisllës: Mjaft më na helmuat!

Me moton, ‘Për ajër dhe mjedis te pastër jetësore’ qindra banorë të fshatrave të Komunës së Studeniçanit sot protestuan tek N.P Drislla.
Banorët mbanin në duar parulla nga më të ndryshmet sikurse ‘Mjaftë më na Helmuat’ Ata than se nuk janë kundër askujt, por sipas tyre, shëndeti i qytetarëve duhet të jetë në rend të parë.
Si shkak i Drisllës banorët thanë se shumë banorë kanë ndërruar jetë nga sëmundja e Kancerit, e cila sipas tyre, nuk i ka kursyer as fëmijët.
Protestuesit dërguan porosi që siç than ata, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre ata do të vazhdojnë me protestat e tyre, deri në plotësimin e kërkesave. /SHENJA/

MARKETING