Qeveria vendosi të shpallë gjendje krize prej shtatë ditëve për shkak të pamundësisë të furnizimit me mazut
Qeveria në mbledhjen e sotme të rregullt, me propozim të Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim të Sistemit për Menaxhimin e Krizave, miratoi vendim për ekzistencën e gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike në të gjithë territorin e shtetit, për një periudhë prej 7 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
“Siç kemi informuar gjatë ditëve të mëparshme, ky vendim rrjedh si pasojë e pamundësisë për sigurimin e mazutit, i cili është i domosdoshëm në procesin e prodhimit. Rezervat e detyrueshme të derivateve të naftës do të vihen në dispozicion pa kompensim, ndërsa SHA EMV ka për detyrë që për shpenzimin e derivatit të naftës – mazut, të dorëzojë raport pranë Qeverisë dhe Ministrisë së Financave”, informoi shërbimi qeveritar për shtyp.

