Qeveria shkarkon kryeprokurorin Ljupço Kocevski
Qeveria ka miratuar propozimin për shkarkimin e Ljupço Kocevskit nga funksioni prokuror publik, me çka e vazhdojmë procedurën e cila, për shkak të kufizimeve ligjore, ishte ndërprerë gjatë periudhës zgjedhore. Zëdhënësja Maria Miteva ka deklaruar se arsyet për këtë iniciativë janë publikisht të njohura, ndërsa qëllimi mbetet i qartë, forcimi i shtetit të së drejtës dhe sigurimi i funksionimit të pandërprerë të organeve në shërbim të qytetarëve.
Marija Miteva
“Pas marrjes së mendimit paraprak nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, Qeveria i propozon Kuvendit që ta shkarkojë Ljupço Kocevskin nga funksioni i prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, për shkak të gabimeve të rënda profesionale gjatë udhëheqjes së Prokurorisë Publike, të cilat kanë çuar në dëmtimin e efikasitetit dhe funksionalitetit të institucionit.
Shpalosje e paautorizuar e informacioneve dhe të dhënave për çështjet gjyqësore, duke shkelur kështu detyrimin për mbrojtjen e sekretit të procedurës sipas ligjit.
Dëmtim të reputacionit të Prokurorisë Publike dhe reputacionit të tij personal.
Mosveprim në përputhje me detyrimet e parashikuara në Kushtetutë, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me Kushtetutën”

