Qeveria: Përmes Programit për uljen e dispariteteve dhe rritjen e konkurrueshmërisë për vitin 2026 do të financohen 32 projekte

Qeveria: Përmes Programit për uljen e dispariteteve dhe rritjen e konkurrueshmërisë për vitin 2026 do të financohen 32 projekte

Qeveria vazhdon me mbështetje të fuqishme për zhvillim të barabartë rajonal dhe zvogëlim të dallimeve zhvillimore ndërmjet komunave dhe rajoneve, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

“Në mbledhjen e sotme u shqyrtuan dhe u miratuan programet përmes të cilave gjatë vitit 2026 do të financohen dhjetëra projekte të orientuara drejt përmirësimit të kushteve të jetesës, infrastrukturës lokale, konkurrueshmërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Përmes Programit për uljen e dispariteteve dhe rritjen e konkurrueshmërisë për vitin 2026 do të financohen 32 projekte, me vlerë të përgjithshme prej 74.839.946 denarësh.

Me këto programe, Qeveria e konfirmon përcaktimin e saj për zhvillim të barabartë të të gjitha rajoneve, mbështetje të bashkësive lokale dhe krijim të kushteve më të mira për rritje ekonomike dhe jetë më cilësore për qytetarët në çdo pjesë të shtetit”, thonë nga Qeveria.

MARKETING