Qeveria në Gaza: Izraeli e kthen ujin në një armë vrasëse kundër palestinezëve

Qeveria në Gaza: Izraeli e kthen ujin në një armë vrasëse kundër palestinezëve

Zyra për media e qeverisë në Gaza ka paralajmëruar se Izraeli e ka kthyer ujin në një armë të ngadaltë, duke u mohuar sistematikisht palestinezëve në Gaza qasjen në ujë të pastër dhe duke përkeqësuar krizën humanitare në enklavë, transmeton Anadolu.

Qeveria në Gaza veprimet e Izraelit i përshkroi si një “strategji më të gjerë të ndëshkimit kolektiv”.

Ajo gjithashtu dënoi ndërprerjen e vazhdueshme të furnizimit me ujë, përfshirë ndërprerjen e linjave të rëndësishme të ujit, shkatërrimin e puseve dhe stacioneve të ujit, si dhe ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike dhe karburant të nevojshëm për funksionimin e objekteve të ujit dhe kanalizimeve.

Më tej, po ashtu përmendi theksoi ndërprerjen e fundit nga Izraeli të dy linjave kryesore të ujit nga kompania izraelite “Mekorot”, të cilat furnizojnë më shumë se 35 metra kub ujë në ditë për mbi 700 mijë palestinezë në rajonet lindore dhe qendrore të Gazës.

Sipas zyrës për media në Gaza, Izraeli gjithashtu ndërpreu furnizimin me energji elektrike për uzinën e shkripëzimit të ujit në Deir al-Balah, që ndodhet në Gazën qendrore, duke ndërprerë plotësisht funksionimin e tij dhe duke lënë të paktën 800 mijë njerëz në zonat qendrore dhe Khan Younis në rrezik të mungesës së madhe të ujit.

Që nga 7 tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë të paktën 50.900 palestinezë në Gaza, si dhe ka shkatërruar më shumë se 90 për qind të infrastrukturës së ujit dhe kanalizimeve të Gazës, duke penguar ekipet e riparimit të arrijnë objektet e dëmtuara.

Qeveria e Gazës përsëriti thirrjet e saj ndaj komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë dhe ta mbajë Izraelin përgjegjës për “përpjekje për ta përdorur ujin si armë” dhe për të kontribuar më tej në vuajtjet e palestinezëve në Gaza.

Më 18 mars, ushtria izraelite rifilloi sulmet vdekjeprurëse në Gaza, duke shkelur marrëveshjen e armëpushimit dhe të shkëmbimit të të burgosurve që u arrit në muajin janar.

Në muajin nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzit. Për luftën në enklavë, Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

MARKETING