Qeveria miratoi informacion për rritje të pagës minimale prej 1.812 denarë sipas kritereve të përcaktuara me ligj

Qeveria sot në mbledhje miratoi informacion për përcaktimin e pagës minimale për vitin 2025 duke i zbatuar kriteret e përcaktuara me ligj, ku paga minimale për vitin 2025 do të shënojë rritje prej 2.685 denarë në vlerë bruto, gjegjësisht 1.812 denarë në vlerë neto, njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë.
Paraprakisht kryeministri Hristian Mickoski në një pyetje të gazetarëve tha se nga prilli do të paguhet paga minimale e paraparë me ligj ose rreth 2.200 denarë më shumë se paga e tanishme minimale dhe paralajmëroi se nëse në muajt e ardhshëm ka marrëveshje mes punëtorëve dhe punëdhënësve për vlerë më të lartë, do të bëhen ndryshime ligjore dhe nivelim shtesë.
“Sot kemi mbledhje të Qeverisë, bisedova me ministrin e Ekonomisë, do ta kalojmë informatën. Në pajtim me Ligjin mendoj se rroga minimale do të rritet në nivel prej 24 400, kështu është sipas Ligjit. Nuk kemi sindikatë reprezentuese në Këshillin ekonomiko-social, u formua Komision i cili do ta konfirmojë reprezentimin. Shpresoj se së shpejti ata që do të jenë përfaqësues reprezentues të punëtorëvesë bashku me punëdhënësit do të arrijnë konensus, ndërsa ne do ta respektojmë atë konsensus. Nëse dakordohen për shumë më të madhe, do ta ndryshojmë Ligjin dhe do të hyjmë në nivelizim shtesë”, theksoi Mickoski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vendosjes së gur-themelit të mega-parkut në Radishan.