Qeveria i shfuqizoi drejtorët ekonomikë në institucionet publike shëndetësore

Qeveria i shfuqizoi drejtorët ekonomikë në institucionet publike shëndetësore

Sipas ndryshimeve në Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kujdesin shëndetësor, Qeveria ka marrë vendim për shfuqizimin e drejtorëve ekonomikë në institucionet publike shëndetësore, njoftoi sot pasdite shërbimi për shtyp i qeverisë.

“Sipas dispozitave të reja ligjore, do të shfuqizohet ekzistimi i dy pozicioneve drejtuese – drejtorit organizativ dhe mjekësor, të cilat deri më parë ishin të pranishme në qendrat shëndetësore me mbi 1000 punonjës, qendrat klinike universitare, klinikat universitare, spitalet klinike dhe institutet. Tani e tutje, këto institucione do t’i drejtojë vetëm një drejtor, i cili do të jetë përgjegjës për organizimin dhe funksionimin e institucionit, si dhe për ligjshmërinë e punës”.

MARKETING