Qeveria dorëzon në Kuvend propozimet për dy ministra të rinj

Qeveria dorëzon në Kuvend propozimet për dy ministra të rinj

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka pranuar propozimet e Qeverisë për emërimin e dy ministrave të rinj.
“Sipas njoftimit, Qeveria ka propozuar:
Muamet Hoxha për ministër të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor,
Bekim Sali për ministër të Çështjeve Evropiane.
Propozimet, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, do t’i nënshtrohen procedurave të mëtejshme parlamentare.
Datën e seancës ku do të shqyrtohen dhe hidhen në votim, Kuvendi do ta kumtojë publikisht në ditët në vijim”, thuhet në komunikatën e Kuvendit.

MARKETING