Qeveria: Brenda tre ditëve, 109 persona të lënduar nga Koçani i kanë dorëzuar kërkesat dhe propozimet e tyre

Qeveria: Brenda tre ditëve, 109 persona të lënduar nga Koçani i kanë dorëzuar kërkesat dhe propozimet e tyre

109 qytetarë brenda tre ditëve nga hapja e linjës telefonike për personat e lënduar dhe familjet e tyre, e cila është në komunikim të drejtpërdrejtë me Zyrën e Kryeministrit, e kanë shfrytëzuar këtë mundësi dhe kanë dorëzuar kërkesat dhe propozimet e tyre.

MARKETING

“Kjo tregon se kjo linjë telefonike jep rezultate dhe se Qeveria është e hapur për çdo sugjerim dhe ide.

Si Qeveri, përmes një sërë masash, ndihmojmë për mbështetjen e të lënduarve dhe familjeve të tyre.

Kjo është betejë e përbashkët dhe nuk do të tërhiqemi, sepse çdo qytetar ka të drejtën e kujdesit shëndetësor të përshtatshëm dhe kujdesit mjekësor, pikërisht për këtë arsye, si Qeveri kemi miratuar vendim për rehabilitimin në Ponikva të personave të lënduar që janë në gjendje stabile shëndetësore, por që kanë nevojë për kujdes mjekësor shtesë.

Një ekip mjekësh, nga data 10 qershor deri më 20 gusht, në qendrën rehabilituese në Ponikva, do të ofrojë kujdes të mëtejshëm mjekësor për të gjithë personat, por edhe mbështetje psikologjike.

Prandaj, i ftojmë dhe i inkurajojmë të gjithë personat e lënduar të prekur të lajmërohen në numrin e telefonit 070/355-526 dhe të shprehin kërkesat dhe nevojat e tyre.

Qeveria është plotësisht e hapur për bashkëpunim.

Vazhdojmë ta ndryshojmë Maqedoninë dhe të krijojmë vepra dhe rezultate, në interes të qytetarëve.

Shteti është në rrugën e ndryshimeve”, thuhet në komunuikatën e Qeverisë.

MARKETING