Qendra shtetërore për provime filloi me grevë të përgjithshme
Organizata sindikale e Qendrës shtetërore për provime (OSQSHP-SVSM) prej sot filloi me Grevë të përgjithshme, për shkak të mosmarrjes së pajtueshmërisë për Kërkesën për ndryshimin dhe plotësimin e marrëveshjes kolektive nga ana e Ministrisë së Financave, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave ekonomike dhe sociale të anëtarëve të saj, kumtuan prej aty.
“Të gjitha proceset në juridiksionin e Qendrës Shtetërore të Provimeve (Matura Shtetërore, testimi shtetëror, trajnimi dhe provimi për drejtorët, provimet e praktikantëve, testimi ndërkombëtar TIMS etj.) do të ndërpriten deri në marrjen e miratimit nga Ministria e Financave”, tha thuhet në njoftimin e Sindikatës.Nga atje shtojnë se në këtë moment 11 nga gjithsej 29 të punësuar në pozita të ndryshme janë të barabartë dhe kanë pagë minimale prej 20.000 denarë.