Qendra Koordinuese për Kërkim dhe Shpëtim në rastet e aksidenteve ajrore në aviacionin civil nga 1 shkurti do të kalojë nën kompetencat e QMK-së
Nga 1 shkurt, Qendra Koordinuese për Kërkim dhe Shpëtim në rastet e aksidenteve ajrore në aviacionin civil do të kalojë nën kompetencat e Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK). Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Ali Muhamed, dhe drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil, Dragi Stojanoski, sot nënshkruan Marrëveshjen për bashkëpunim financiar dhe operacional midis të dy institucioneve.
Marrëveshja do të zbatohet nga 1 shkurti i vitit 2026.
Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, QMK merr përsipër detyrën për të themeluar Qendrën Koordinuese për Kërkim dhe Shpëtim në rastet e aksidenteve ajrore në aviacionin civil.
Me këtë marrëveshje rregullohet bashkëpunimi reciprok në fushën e kërkimit dhe shpëtimit në aviacionin civil, përmes shkëmbimit të informacionit, koordinimit, mbështetjes financiare dhe logjistike. Qëllimi i marrëveshjes është përmirësimi i sigurisë dhe efikasitetit në kryerjen e aktiviteteve të kërkimit dhe shpëtimit.
Nënshkrimi i këtij dokumenti përfaqëson një konfirmim të përkushtimit të vazhdueshëm të të dy institucioneve për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të krizave dhe sigurisë së aviacionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

