Që nga 18 marsi e deri më tani nga sulmet izraelite në Gaza janë vrarë 896 palestinezë

Që nga 18 marsi e deri më tani nga sulmet izraelite në Gaza janë vrarë 896 palestinezë

Që nga 18 marsi kur ushtria izraelite shkeli armëpushimin dhe rifilloi sulmet e saj në Gaza, 896 palestinezë janë vrarë dhe 1.984 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet e Izraelit që vazhdojnë në Gaza.

Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 43 të vdekur dhe 115 të plagosur.

Të paktën 896 palestinezë kanë humbur jetën dhe 1.984 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani duke thyer armëpushimin e arritur më 19 janar.

Numri i personave që kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 50.251 ndërsa numri i të plagosurve në 114.025.

Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ka ende mijëra të vdekur.

MARKETING