Qarkullimi në pjesën perëndimore të shtetit nëpër rrugë të lagështa
Lidhja automoto e Maqedonisë informoi në mëngjes se komunikacioni në rrugët shtetërore në pjesën perëndimore të shtetit po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në pjesën lindore nëpër rrugë të thata.
Rekomandohet vozitje e kujdesshme nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është i matur, ndërsa në vendalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut në mëngjes nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Nga 15 nëntori filloi obligimi ligjor për posedimin e obligueshëm të pajiesjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit.
Sipas informatave të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, borë bie në Krushevë, borë e dobët në Petrovec dhe Tetovë, ndërsa erë e përforcuar fryn në Shtip. Prej sonte pritet erë e matur, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar veriore, e cila do të tejkalojë shpejtësinë prej 70 kilometrave në orë.