Putin: Rusia dhe Koreja e Veriut po koordinojnë përpjekjet për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal

Putin: Rusia dhe Koreja e Veriut po koordinojnë përpjekjet për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se vendi i tij dhe Koreja e Veriut po koordinojnë përpjekjet për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Në një telegram drejtuar liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, me rastin e 81-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Koresë, Putin tha se marrëdhëniet mes Moskës dhe Pjongjangut kanë arritur një “nivel të paprecedentë të partneritetit gjithëpërfshirës strategjik”.

“Vendet tona bashkëpunojnë në mënyrë aktive në të gjitha fushat, duke koordinuar përpjekjet e tyre për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, tha Putin në telegramin e publikuar nga Kremlini.

Ai shprehu gjithashtu bindjen se të dyja vendet do të vazhdojnë punën e përbashkët për çështjet urgjente në agjendën dypalëshe dhe ndërkombëtare, “në të mirë të popujve rus dhe korean, në interes të ndërtimit të një rendi botëror më të drejtë dhe vërtet demokratik”.

Moska dhe Pjongjangu kanë zgjeruar ndjeshëm lidhjet politike, ushtarake dhe ekonomike gjatë dy viteve të fundit, pas nënshkrimit të një traktati për partneritet gjithëpërfshirës strategjik në qershor të vitit 2024.

Festa, e cila shënon disfatën e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore dhe përfundimin e 35 viteve të sundimit të saj kolonial në Gadishullin Korean, festohet gjithashtu në Korenë e Jugut.

MARKETING