Putin i ofron Ukrainës të rifillojë bisedimet e drejtpërdrejta të paqes në Stamboll

Putin i ofron Ukrainës të rifillojë bisedimet e drejtpërdrejta të paqes në Stamboll

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka ofruar Ukrainës rifillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta të paqes në Stamboll, duke filluar nga 15 maji, transmeton Anadolu.

MARKETING

Në një konferencë për media në Moskë, Putin njoftoi se nesër se do të zhvillojë një telefonatë me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe do të kërkojë një platformë për bisedimet për të diskutuar rrugët drejt paqes me Ukrainën.

“Rusia është e përgatitur të negociojë pa parakushte. Tani po zhvillohet një luftë dhe ne sugjerojmë rifillimin e negociatave. Ata që kërkojnë vërtet paqe do ta mbështesin këtë iniciativë”, tha Putin.

Presidenti rus tha se një armëpushim i ri mund të negociohet potencialisht në Stamboll.

“Propozimet tona janë në tryezë dhe zgjedhja u takon autoriteteve ukrainase dhe mbikëqyrësve të tyre, të cilët duket se janë të shtyrë nga ambiciet e tyre dhe jo nga interesat e popujve të tyre”, shtoi ai.

Rusia dhe Ukraina zhvilluan bisedime në Stamboll në muajin mars të vitit 2022 dhe ranë dakord për një draft-marrëveshje të paqes. Më vonë, Ukraina u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga procesi i paqes.

MARKETING