Pulisiq, lojtar i ri i Milanit
Christian Pulisiq e ka kompletuar transferimin te skuadra e Milanit për 22 milionë euro, nga skuadra e Chelseat të Premier Leagues angleze.
Pulisiq testet mjekësore i kreu të mërkurën, ndërsa të enjten është bërë zyrtarizimi nga skuadra e elitës italiane të futbollit.
Reprezentuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, dhe do të jetë pjesë e skuadrës deri në verën e vitit 2027.
Në marrëveshje është edhe vazhdimi i kontratës edhe për një vit tjetër.
Te Milani nga Chelsea u transferua në fillim të këtij muaji edhe Ruben Loftus-Cheek.
Pulisiq ka zhvilluar 146 ndeshje për Chelsean në të gjitha garat, ndërsa pati 26 gola të shënuar.