Publikohen detaje shokuese rreth stadiumit të ri të Man Utd – tifozët mbesin të shqetësuar

Tifozët e Manchester United kanë shprehur shqetësim lidhur me propozimet për stadiumin e ri, të cilat përfshijnë deri në 40 për qind të vendeve të dedikuara për tribunat VIP dhe shërbimet luksoze.
United ka zhvilluar takime të vogla me tifozët për të diskutuar planet e mundshme për stadiumin e ri me kapacitet 100,000 ulëse, i cili u njoftua në muajin mars.
Sipas një postimi të ti në platformën X, tifozi i cili ka biseduar me persona që ishin të pranishëm, tha se janë përmendur propozime si: pagesa paraprake për bileta sezonale 15-vjeçare dhe një model i biletës sezonale me përfitime të veçanta.
Gjithashtu janë shqyrtuar edhe plane për të dedikuar deri në 40 për qind të kapacitetit për tribunat luksoze dhe për të krijuar një përvojë “në stil amerikan” në ditën e ndeshjes, si bare me ekrane rrethore 360 gradë dhe shumë pika të vogla për shitje të mallrave zyrtare përreth stadiumit.
Përfaqësues të klubit thanë në këto takime se ende shpresojnë që stadiumi i ri, i cili pritet të kushtojë dy miliardë euro, të jetë i hapur deri në vitin 2030.
Në fillim të këtij muaji, klubi deklaroi se synon që stadiumi i ri të jetë nikoqir i finales së Kupës së Botës për Femra në vitin 2035, e cila pritet të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.