PSG turpëron Realin, kampionët e Europës do përballen në finalen e Botërorit të Klubeve me londinezët e Çelsit

PSG turpëron Realin, kampionët e Europës do përballen në finalen e Botërorit të Klubeve me londinezët e Çelsit

Paris Saint-Germain me një paraqitje spektakolare në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve, ka mposhtur Real Madridin me rezultatin bindës 4-0 dhe duke siguruar një vend në finalen e madhe.
Ndeshja nisi furishëm për parizienët, të cilët shënuan dy gola brenda 10 minutave të para. Fabián Ruiz hapi serinë e golave në minutën e 6-të pas një gabimi të Asenncios, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, në të 9-ën, Ousmane Dembélé realizoi golin e dytë pas një tjetër gabimi të mbrojtjes madrilene.

Në pjesën e dytë, dominimi i PSG-së vazhdoi dhe Fabián Ruiz shënoi edhe një herë, duke kompletuar dopietën personale. Goditjen fatale për “galaktikët” e dha Gonçalo Ramos në minutën e 87-të dhe duke vulosur fatin e ndeshjes me rezultatin përfundimtar 4-0.
Me këtë fitore, PSG konfirmon statusin si kampione në fuqi e Evropës dhe shkon e motivuar drejt finales së edicionit të parë të Botërorit të Klubeve, ku do të kërkojë të shkruajë një tjetër faqe të lavdishme në historinë e klubit.

MARKETING