PSG rikthen Kylian Mbappé në skuadër

PSG rikthen Kylian Mbappé në skuadër

Zhvillime të shumta te Paris Saint Germain. Klubi vendosi të bëjë një hap mbrapa dhe të rikthejë në skuadër Kylian Mbappé. Sulmuesi i’u bashkua shokëve në stërvitje, pasi diskutimet me drejtuesit u vlerësuan tejet konstruktive.

Vendimi u zyrtarizua nëpërmjet një njoftimi për shtyp tekampionëve të Francës. Skuadra dhe stafi teknik u njoftuan nga presidenti Al Khelaifi se Mbappé do të jetë pjesë e ekipit, për të dhënë kontributin e tij.

Pak javë më parë, parizienët i vendosën ultimatum yllit të ekipit, që nëse nuk rinovonte kontratën deri në vitin 2025, nuk do të luante asnjë ndeshje gjatë këtij sezoni. Në debutimin e skuadrës në Ligue 1 kundër Lorient, Mbappé qëndroi në tribunë.

Ndërkohë, lamtumirën Parisit i’a ka dhënë Neymar. Edhe pse kishte arritur akord me Barcelonën, ku do të përfitonte 13 milionë euro në sezon, në fund braziliani zgjodhi milionat e Arabisë Saudite.

Vendimtar në këtë rast ishte edhe Paris Sant Germain, që pretendonte të paktën 150 milionë euro për shitjen e Neymar dhe tashmë mendohet se mund të përfitojë më tepër. Francezët arritën akordin me Al-Hilal, aty ku Neymar do të paguhet 160 milionë euro për dy vjet.

MARKETING