PSG kërcënon se do ta bëjë Donnarumman portier rezervë

PSG kërcënon se do ta bëjë Donnarumman portier rezervë

E ardhmja e Gianluigi Donnarummas te Paris Saint-Germain është gjithnjë e më e paqartë.

Sipas gazetarit të The Times, Duncan Castles, portieri italian rrezikon të humbasë vendin e titullarit nëse nuk largohet nga klubi pas mbërritjes së Lucas Chevalier.

Donnarumma ende nuk ka arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës me PSG-në, dhe drejtuesit e klubit nuk janë të gatshëm të përsërisin situatën që ndodhi me Milanin, kur ai u largua si lojtar i lirë.

Sipas raportimeve, PSG e ka informuar qartë italianin se nëse refuzon të transferohet këtë verë, atëherë do të përfundojë në bankën e rezervave – pavarësisht statusit të tij aktual.

Në këtë situatë, PSG po pret oferta konkrete nga klubet angleze. Chelsea është një nga opsionet më serioze, ndërsa edhe Manchester City dhe Manchester United raportohet se po e ndjekin nga afër situatën.

Për momentin, nuk ka një ofertë zyrtare në tryezë, por me afatin kalimtar që po avancon, presioni mbi Donnarumman pritet të rritet ndjeshëm.

MARKETING