PSG fiton Superkupën e Francës, Mbappe shënon dhe vendos rekord të ri

PSG fiton Superkupën e Francës, Mbappe shënon dhe vendos rekord të ri

Mund të thuhet se kemi hyrë zyrtarisht në “epokën” e Kylian Mbappe, me “yllin” e sulmit, që i kanë mjaftuar vetëm 3 ditë nga viti kalendarik, për të fituar trofeun e parë sezonal, atë të Superkupës së Francës, si dhe të vendosë një rekord të ri, duke u bërë i pari futbollit, në histori, i cili arrin të shënojë plot 111 gola, në “mitikun” francez, “Parc des Princes”.

Përsa i përket finales së Supekupës, djemtë e Luis Enrique mundën me rezultatin e pastër, 2 me 0, skuadrën e Toulouse, ku fillimisht golin e parë e gjeti “fantazisti” koreano-jugor, Kang-In Lee, që në minutën e 3’-të të sfidës e më tej gjithçka u “vulos” nga nënkampioni i botës, i cili, në minutën e 44’-t dërgon i vetëm topin në portën kundërshtare për të siguruar kështu trofeun e parë të teknikut spanjoll, në Ligue 1.
Përsa i përket trofeut, “gjigantët” e Paris Saint-Germain e sigurojnë për të 12-tën herë Superkupën e Francës, ndërsa Kylian Mbappe arriti të sigurojë mbrëmjen e kësaj të mërkure, përveçse një tjetër rekordi personal, edhe trofeun e 18-të të karrierës së tij, që deri më tani është zhvilluar e gjitha në Francë.

MARKETING