PSG – Arsenal, sot luhet ndeshja tjetër e çmendur për një vend në finale

PSG – Arsenal, sot luhet ndeshja tjetër e çmendur për një vend në finale

Paris Saint-Germain dhe Arsenali luajnë sonte (e mërkurë) mes vete në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve 2024/25.

Francezët janë nikoqir të anglezëve në aktin e dytë të gjysmëfinales në garën elitare evropiane të klubeve, ndeshja e cila do të zhvillohet në Parc des Princes me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Luis Enriques vjen në këtë ndeshje pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë në udhëtim dhe synon ta ruaj epërsinë për të siguruar një vend në finalen e madhe.

Në anën tjetër, ekipi i Mikel Artetas është i motivuar dhe beson se gjithçka mund të ndodh pas vetëm një goli disavantazh dhe gjithashtu synojnë kalimin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Të dy ekipet kanë imperativ të vetëm kalimin në finalen e Ligës së Kampionëve, aty ku i pret Interi, në Mynih, me datë 31 maj.

MARKETING