PSG apelon vendimin me një ditë vonesë, detyrohet t’ia paguajë Mbappes borxhin e madh

PSG apelon vendimin me një ditë vonesë, detyrohet t’ia paguajë Mbappes borxhin e madh

Kylian Mbappe pritet të rrisë llogarinë e tij bankare me 55 milionë euro, shuma për të cilën sulmuesi francez dhe ish-klubi i tij Paris Saint-Germain po luftojnë në një çështje gjyqësore. Sipas informacioneve të fundit, Mbappe është vetëm një hap larg marrjes së shumës së kërkuar.

Mbappe mbërriti në Real Madrid si lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës. PSG, për të cilin Mbappe shënoi 256 gola dhe regjistroi 108 asistime në 308 ndeshje, nuk fitoi para në këtë lëvizje.

Kjo është pikërisht tema e mosmarrëveshjes. Klubi parisien pretendon se Mbappes i është thënë se do të largohet dhe se PSG-ja nuk do të përfitojë nga kjo dhe se do të linte një pjesë të pagës së dakorduar në arkën e klubit.

Përfaqësuesit e Mbappes pretendojnë se nuk ka pasur një marrëveshje të tillë verbale.

Federata Franceze e Futbollit refuzoi apelimin e PSG-së

Më herët u shkrua se Mbappe nuk ka marrë rrogën e prillit, majit dhe qershorit dhe një pjesë të bonusit prej 80 milionë eurosh, të premtuar për nënshkrimin e vazhdimit të kontratës dhe se kërkon 55 milionë euro.

Ekipi ligjor i Mbappes ka njoftuar kohë më parë UEFA-n, Federatën Franceze të Futbollit dhe drejtuesit e ligës. Para Komisionit të Ligës së Futbollit Profesional Francez (LFP) muajin e kaluar, Mbappe paraqiti prova të cilat u pranuan.

Federata Franceze e Futbollit dhe LFP përcaktuan që PSG duhet t’i paguajë Mbappes pretendimet e tij, dhe PSG nuk arriti ta bëjë këtë deri në një afat të caktuar.

Sipas gazetës Marca, PSG kishte dhjetë ditë kohë për të apeluar vendimin në FFF. Klubi francez peloi në ditën e njëmbëdhjetë pas marrjes së vendimit dhe Federata Franceze e refuzoi automatikisht ankesën.

Klubi tani është i detyruar të paguajë 55 milionë euro për Mbappen, ose ta çojë çështjen në gjykatë, e cila duket rruga më e mundshme, pasi ata synojnë të mbajnë qëndrim kundër ish-sulmuesit dhe këshilltarëve të tij. /Telegrafi/

MARKETING