PSD-ja organizon protestë kundër marrëveshjes Kosovë-Serbi, kërkon dorëheqjen e Kurtit

PSD-ja organizon protestë kundër marrëveshjes Kosovë-Serbi, kërkon dorëheqjen e Kurtit

Partia Socialdemokrate (PSD) ka njoftuar se ka marrë përsipër organizimin e protestës kundër marrëveshjes së Ohrit.

Protesta do të mbahet më datë 25 mars, e shtunë, në ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Sipas PSD-së, marrëveshja e mbrëmshme është e dëmshme për Kosovën dhe Kurti nuk ka mandate për këtë marrëveshje.

PSD-ja ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët që ndihen të mashtruar dhe që janë kundër kësaj marrëveshje, të bashkohen në protestën e 25 marsit. Po ashtu, PSD-ja ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

MARKETING