Protestuesit pro-palestinezë bllokuan kolonën e Bidenit në Washington

Protestuesit pro-palestinezë bllokuan kolonën e Bidenit në Washington

Qindra protestues pro-palestinezë të mbledhur në Washington, bllokuan rrugën për në Kongres ku presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të mbajë fjalim dhe kërkuan armëpushim të menjëhershëm në Gaza, transmeton Anadolu.

“Avenue Pennsylvania”, rrugën të cilën presidenti amerikan Biden do ta përdorë për të shkuar në Kongres, u mbyll për trafikun nga qindra protestues.

Demonstruesit pro-palestinezë mbajtën protestë ulur në rrugë, duke mbajtur flamuj gjigantë palestinezë dhe duke brohoritur parulla për armëpushim urgjent në Gaza.

Mediat amerikane raportuan se fjalimi i Bidenit në Kongres, i cili pritet të nisë në orën 21:00 me orën lindore të SHBA-së, mund të vonohet për një kohë për shkak të protestës.

Ndërkohë që policia po ndërhyn ndaj protestuesve, pritet që të ndalojë shumë prej tyre.

MARKETING