Protestuesit pro Palestinës “rrethojnë” Shtëpinë e Bardhë

Vijojnë protestat në mbështetje të Palestinës në të gjithë botën, kjo edhe për shkak të dhunës ekstreme nga ushtria izraelite ndaj popullit palestinez në Gaza.
MARKETING
Qindra protestues pro Gazës u mblodhën jashtë Shtëpisë së Bardhë pas protestës së madhe që u zhvillua pasditen e së shtunës në Uashington.
Dhjetëra flamuj palestinezë u valëviten jashtë rezidencës së presidentit amerikan, me pjesëmarrësit që bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe kalimin e ndihmave për civilët.
Një protestë e ngjashme, u mbajt dhe në rrugët e Londrës, e cila u shoqërua nën masa shumë të rrepta sigurie. Sipas organizatorëve, më shumë se 200 mijë persona u mblodhën në kryeqytetin britanik me apelin e vetëm “Palestina e Lirë”./