Protestojnë punonjësit e Postës në Maqedoni, kërkojnë paga më të larta
Organizatat sindikale të SH.A. “Posta e Maqedonisë” sot organizuan protestë prej dy orëve para zyrave kryesore në Shkup.
Ata kërkojnë pagat e muajit të kaluar, për të cilat thonë se ende nuk i kanë marrë, ndërsa alarmojnë për gjendjen financiare të ndërmarrjes, respektivisht kërkojnë zgjidhje nga autoritetet.
Sipas Sindikatës, komunikimi me udhëheqësin është në nivel shumë të ulët, nuk ka vesh për t’i dëgjuar problemet e të punësuarve dhe nuk i përmbahet qëndrimeve, të drejtave dhe detyrimeve të besueshme.