Protestë në Shkup në mbështetje të Palestinës

Nën brohoritjen “Krimi është bashkëfajësi!”, dhjetëra qytetarë u mblodhën sot para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në një protestë paqësore në mbështetje të popullit palestinez, raporton SHENJA.
Tubimi, i organizuar nga të rinjtë solli zërin e solidaritetit me viktimat në Gaza, duke dënuar ashpër gjenocidin dhe duke kërkuar hapjen e menjëhershme të korridoreve humanitare. Në protestë u tha se në Gaza nuk po ndodh një “konflikt”, po ndodh një KRIM. U theksua se heshtja e botës përballë këtij krimi është bashkëfajësi. “Ne nuk jemi këtu për spektakël, por për të dhënë dëshmi. Ne ishim në rrugë, në krah të viktimës, jo të xhelatit,” u dëgjua mes brohoritjeve “Liri për Palestinën” dhe “Zëri ynë është me Gazën”. Ata thane se nuk mund ta ndalin një ushtri të tërë me pankarta, por mund ta zgjojnë botën me ndërgjegje, dhe mund të bëhen zëri i atyre që ua kanë prerë zërin. /SHENJA/