Protestë në Koçani për tragjedinë në diskotekën “Pulse”

Me fotografi të viktimave dhe pankarta në duar, familjarët e viktimave dolën sot në rrugët e Koçanit për të zhvilluar një protestë paqësore të quajtur “Marsh për engjujt”.
MARKETING
Protesta nisi nga parku i qytetit dhe vazhdoi para institucioneve kryesore: stacionit policor, prokurorisë dhe gjykatës. Fillimi i marshit u caktua në ora 16:05, si një simbolikë për vonesat dhe neglizhencën institucionale që, sipas protestuesve, kanë ndikuar në tragjedinë që kanë përjetuar.
Duke mbajtur fotografitë e të dashurve të humbur para institucioneve, protestuesit kërkuan drejtësi dhe transparencë.
“Mos të heshtim më! Heshtja na çoi në këtë tragjedi,” tha babai i njërës prej viktimave, duke theksuar se është koha për të ngritur zërin dhe për të kërkuar përgjegjësi.
Ndërkohë, familjarët kanë refuzuar ftesën e kryeministrit për një takim në Qeveri, i cili ishte planifikuar për ditën e hënë. Ata kërkojnë që ky takim të zhvillohet në Koçan, në praninë e tyre dhe të komunitetit lokal.