Protestë e BDI-Tetovë në mbledhjen e Këshillit, akuzojnë Kasamin se ka shitur tokë për 1€/m²
Me pankarta në duar, dega e BDI-së në Tetovë ka protestuar në mbledhjen e Këshillit të Tetovës, duke e kritikuar programin për tokë ndërtimore.
Ata e akuzojnë kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasamin se ka shitur tokë për 1 euro për metër kaltëror.
Sipas tyre komuna e Tetovës nuk është në shitje.

