Protesta e 13 dhjetorit për ish-krerët e UÇK-së, organizatorët: Kërkojmë mbështetja reale dhe jo parimore!

Protesta e 13 dhjetorit për ish-krerët e UÇK-së, organizatorët: Kërkojmë mbështetja reale dhe jo parimore!

Vetëm disa ditë para protestës së paralajmëruar për 13 dhjetor në Sheshin Skënderbeu, ku do të kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, këshilli organizativ ka bërë apel për pjesëmarrje masive.

Bujar Dardhishta njoftoi se janë dërguar dy kërkesa për leje te Qyteti i Shkupit, por siguroi se protesta do të zhvillohet edhe nëse institucionet nuk japin leje, pasi është e drejtë kushtetuese. Ai theksoi se kërkohet mbështetje reale dhe jo parimore siç protestën e mbështesin disa politikan.

BUJAR DARDHISHTA – KËSHILLI ORGANIZATIV

Nuk kemi plan rezervë, por plan rezerv ka kushtetuta dhe ligji është ligji, citoj në mënyrë taksative, ligji mbi protestat, neni 5 pika 1 ku thotë shprehimisht se qytetarët se e drejta e protestës vetëm në dy mënyra mund të kufizohet, në rrethanë lufte dhe në gjendje të jashtëzakonshme, edhe pa leje paraprake nga çfarëdo organ shtetërorë vetëm me njoftim paraprak 24/48 orë drejtuar MPB-së.

Duke ditur që një pjesë e ish ushtarëve arrestohen me të hyrë në Maqedoni me flet arreste nga Serbia kishin edhe një apel për policinë dhe institucionet e vendit. Xhavit Jashari nga Këshilli Organizativ kërkoi që të mos provohet arrestimi i ish ushtarëve sepse protesta do të jetë e qetë dhe nuk ka nevojë për siç thonë ata, spektakle të tilla. /SHENJA/

MARKETING