Propozim ratifikimi i Marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar në komisionin amë parlamentar dhe në seancë plenare

Propozim ratifikimi i Marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar në komisionin amë parlamentar dhe në seancë plenare

Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për partneritet për realizimin e projekteve infrastrukturore është sot në rend të ditës të Komisionit parlamentar për punë të jashtme, si dhe në seancën e 52-të plenare.

MARKETING

Pas marrëveshjes së arritur për një partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar midis Kryeministrit Hristijan Mickoski dhe homologut të tij britanik, Kir Stamer, që e publikuan një takimin në Tiranë më 18 maj, të mbajtur në kuadër të Samitit të Komunitetit politik evropian, Qeveria e Maqedonisë, në seancë më 20 maj e miratoi tekstin e Marrëveshjes me të cilin është definuar një partneritet për realizimin e projekteve të infrastrukturës, kurse Propozim-ligji për ratifikimin e tij u dërgua dje në Kuvend.

Qëllimi i Marrëveshjes, e cila do të jetë në fuqi për 10 vjet, është të krijojë një partneritet për të mbështetur realizimin e projekteve të infrastrukturës në sektorët e transportit, shëndetësisë, teknologjisë, energjetikës dhe sektorëve të tjerë kritikë në Republikën e Maqedonisë.

Projektet e planifikuara me Marrëveshjen janë ndërtimi dhe rindërtimi i Korridorit hekurudhor 10 nga Tabanoca në Gjevgjeli, i cili, siç kumtoi Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski, duhet të kushtojë afërsisht një miliard e 900 milionë euro deri në dy miliardë euro, si dhe ndërtimi i spitalit klinik, fakultetit të Mjeksisë dhe shtëpita studentore në Shtip, rikonstruimi i plotë i spitalit klinik në Tetovë dhe ndërtimi i një spitalir të ri me një shtëpir të re shëndetësore në Kërçovë, rreth 200 milionë euro. Fushat e bashkëpunimit janë theksuar në Aneks A, ku qëndron edhe se do të realizohen edhe programe për zhvillimin e Korridorit 8 të transportit, për zhvillimin e kapaciteteve për sigurinë kibernetike dhe transformimin digjital të Qeverisë, si dhe zhvillimin e kapaciteteve për prodhimin dhe transmetimin e energjisë elektrike.

Në teksin e marrëveshjes së publikuar qëndron se përveç grupit fillestar të projekteve të theksuara në Aneks A, mund të përfshihen edhe projekte tjera nëse ashtu vendosin pjesëmarrësit. Në nenin 2, ku është rregulluar programi për financim, është theksuar se pjesëmarrësit do të punojnë së bashku prë të identifikuar mundësitë për financimin e projekteve, duke përfshirë edhe nga Instrumenti i Mbretërisë së Bashkuar për financimin e eksportit. Përmes këtij instrumenti për vendin vihen ne dispozicion 5 miliardë funta ose 6 miliardë euro për realizimin e projekteve. Financim që do të shkojë ekskluzivisht me realizimin e projekteve.

Në nenin 4 është definuar besueshmëria e marrëveshjes, ku është theksuar se pjesëmarrësit pranojnë këmbimin e informacioneve për përmbushjen e objektivave të Marrëveshjes përmes tre dispozitave. Me ato është parashikuar se pjesëmarrëesit mund t’i përdorin informacionet vetëm për qëllime në mbështetje të kësaj Marrëveshje dhe do të ruajnë besueshmërinë e informacioneve të këmbyera midis tyre, në raste ku cilido nga pjesëmarrësit është i detyruar ligjërisht të zbulojë informacione në përputhje me legjislacionin e vlefshëm ose sipas një urdhri gjykate ose për ndonjë arsye tjetër, ata duhet të njoftojnë njeri-tjetrin para se të zbulojnë informacionet. Ose në raste kur kjo nuk do të e realizueshme përpara zbulimit të informacioneve, pjesëmarrësi do të njoftojë pjesëmarrësin tjetër pas zbulimit të informacioneve të tilla. Gjithashtu detyrohen se do të zbatojnë masa të përshtatshme për të mbrojtur besueshmërinë e informacioneve që zbulohen dhe besueshmërinë e çdo dokumenti që do të këmbehet pas sipas Marrëveshjes.

Siç kumtoi Nikolloski, bashkëpunimi për Marrëveshjen do të jetë në përputhje me legjislacionin e vlefshëm, rregullat dhe politikat e secilës prej të dy vendeve.

MARKETING