Propozim ndryshimi për ndalimin e lëndëve piroteknike në ambiente të mbyllura kaloi në Komisionin Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri

Komisioni Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri e shqyrtoi dhe e përcolli në procedurë të mëtutjeshme Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, me të cilin propozohet ndryshimi i rregullores ligjore me qëllim të ndalimit të përdorimit të lëndëve shpërthyese – mjeteve piroteknike në hapësira të mbyllura.
Propozimi pritet të shqyrtohet edhe sot në Komisionin Ligjvënës-Juridik.