Propozim ndryshime të Ligjit për mediume, dy të punësuar në portalet e mëdha, një i punësuar dhe një honorar në të voglat

Minimum dy të punësuar në internet portalet “e mëdha”, ndërsa një i punësuar dhe një honorar në portalet e vogla, parasheh amandamenti i Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mediume, që u miratua sot në mbledhje të Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor në Kuvend.
Sipas amandamentit të parashtruar nga disa deputetë, ndërkaq të cilin e arsyetoi deputeti Toni Jarevski nga VMRO DPMNE, në ligj, në paragrafin 9 shtohen pesë paragrafë të rinj. Siç u arsyetua, trupi rregullator kompetent nuk do ta regjistrojë edituesin e mediumit onlajn – internet portalit në Regjistrin e edituesve të mediumeve onlajn-internet portale nëse nuk ka të punësuar së paku dy persona me orar të plotë, përkatësiosht do ta shlyjë edituesin e mediumit onlajn-internet portalit nga Regjistri i edituesve të mediumeve onlajn – internet portaleve nëse nuk e ka numrin e nevojshëm të të punësuarve në pajtim me nenin 15 paragrafi (3) alinea 4 të këtij ligji.
Pas përjashtimit të qëndrimit (11) nga ky nen, trupi rregullator kompetent do ta regjistrojë edituesin e mediumit onlajn-internet portalit në Regjistrin e edituesve të mediumeve onlajn-internet portaleve nëse ka ët punësuar një person me orar të plotë dhe të angazhuar një person me kontratë në vepër, si medium onlajn-internet portal me përfshirje të vogël dhe/apo të specializuar, përkatësisht do ta shlyjë edituesin e mediumit onlajn-internet portalin nga Regjistri i edituesve të mediumeve onlajn – internet portaleve si mediume onlajn-internet portale me përfshirje të vogël dhe/apo të specializuar nëse nuk e ka numrin e nevojshëm të të punësuarve, përkatësisht personaver të angazhuar në pajtim me nenin 15 paragrafi (3) alinea 4 të këtij ligji.
Në arsyetimin e amandamentit ceket se ai rregullohet në mënyrë që të bëhet dallimi mes mediumeve onlajn-internet portaleve të cilat publikojnë përmbajtje informative, arsimore dhe argëtuese, përkatësisht disa nga këto mediume onlajn-internet portale publikojnë vetëm përmbajtje informative, vetëm arsimore apo vetëm përmbajtje argëtuese, të njejtat publikohen në lloj të tekstit, format audio apo audiovizual. Mediuemt onlajn-internet portalet publikojnë përmbajtje të ndryshme, dhe në formate të ndryshme, për shkak se në thelb dallohet struktura dhe numri i të punësuarve. përkatësisht personave të angazhuar.
Në mbledhje nuk u pranua amandamenti i deputetit Amar Mecanoviq nga E Majta, i cili propozonte internet portalet të kenë të punësuar së paku një person.
Komisioni vendosi që Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mediume në lexim të dytë të shoqërohet në procedurë të mëtutjeshme. Anëtarët e Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor e shqyrtuan edhe Propozimin e ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërtim në lexim të dytë.